MENU
klinika

Inagurimi

Kosova vendos shqiponjën gjigante, 5 km larg Serbisë

16.06.2019 - 21:19

Vetëm 5 km nga pika kufitare me Serbinë në Merdarë, në hyrje të Podujevës, është vendosur simboli i shqiponjës.

Iniciues i Monumentit është Florent Hasani ndërsa është realizuar nga biznesmeni llapjan, Muhamet Hasani.

Inagurimi i saj do të bëhet të mërkurën me 19 qershor, në Ditën e Çlirimit të Podujevës.

Shqiponja është e përmasave gjigante, dhe ngjason me atë që është e vendosur në komunën e Ferizajt.

Një shqiponjë e tillë u hoq në rrethrrotullimin te Dogana në Tiranë për shkak të projektit për Unazën e Re.

Ajo ishte dhuratë e biznesmenit të njohur nga Tetova Lazim Destani për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.