MENU
klinika

Postimi

“Luftë kundër…”/ Balla: Kuvendi miraton sot paketën!

17.06.2019 - 08:40

“Parlamenti sot do të miratojë paketën ligjore me qëllim forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Përmes një postimi në Twitter, Balla u ndal edhe tek çështja e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA , të cilën e cilëson si një skandal të rëndë që kërkon me patjetër një legjislacion të fortë për ta hetuar.

Nesër Kuvendi miraton Paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave&financimit të terrorizmit. Përfshirja #PD #LulezimBasha në skemë tranzaksionesh të paligjshme përmes kompanive guackë& oligarkësh rusë është një skandal i rëndë,që kërkon legjislacion të fortë”- shkruan Balla në “Twitter”