MENU
klinika

Vendimi i KE-së për negociatat

Perspektiva evropiane, Kryemadhi: E vetmja mënyrë, largimi i Ramës!

18.06.2019 - 21:21

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi thotë se largimi i kryeministrit Edi Rama dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE për shtyrjen e negociatave në tetor, duke theksuar se perspektiva europiane me Ramën është e pamundur. Ajo bën thirrje për një bashkim kombëtar.

  • Statusi i Kryemadhit:

Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur.

Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre!
Sot është koha për një bashkim kombëtar!

Të gjithë bashkë në 21 Qershor për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye

Rama në Komisionin ‘Xhafaj’: Ambicien e BE-së mund ta realizojmë duke...

“Kontributi në procesin e integrimit do të jetë i pazëvendësueshëm”