MENU
klinika

Deklarata

Ku keni gabuar ju? Ja si përgjigjet Tahiri para mediave

19.06.2019 - 11:26

Seanca për ish-ministrin Tahiri dhe 3 ish-policët është shtyrë sërish.

Shkak është bërë mosnjoftimi i të pandehurve.

Seanca e radhës është lënë për në 3 korrik në orën 09:00.

Gjatë seancës, Tahiri i kërkoi gjykatës që të mos shfrytëzojë afatet ligjore dhe të shtyjë për 2 javë seancën, pasi kërkon gjykim të panderprerë .

“A ka mundësi që të bëjmë gjyqe çdo ditë. Kam dy vite që pres”, është shprehur Tahiri.

Ju e dini fort mirë që të pranosh gjykimin e shkurtuar nuk do të thotë të pranosh fajësinë, e dini shumë mirë. Unë e kërkova se nuk ka nevojë të zgjatet dhe zvarritet, ka shumë që janë të interesuar që kjo situatë të vazhdojë, situata të zvarritet, unë të zvarritem në procese gjyqësore, jam i vetmi i interesuar që ky proces të bëhet”– tha ai para mediave.

Pyetja: Ku keni gabuar ju zoti Tahiri?

Tahiri: Nuk është momenti im të bëj politikë, jam ministri më jetëgjatë, por edhe më i miri në historinë e pluralizmit, e kam boll një gjyq politik nuk kam pse bëj politikë edhe këtu jashtë.