Bella Hadid është tashmë një supermodele shumë e njohur dhe mjaft e pëlqyer nga fansat për bukurinë e saj natyrale. Kohët e fundit Bella e pa veten mes shumë paragjykimesh…
Polemika filloi kur Bella Hadid postoi një fotografi në Instagram duke shfaqur këpucën e saj në një dritare të aeroportit. Përballë dukeshin aeroplanë nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndjekësit ishin të pakënaqur nga ky imazh pasi këmbët e saj u pozicionuan drejt flamujve, pikërisht në bishtin e aeroplanëve, gjë që thuhet se modelja nuk e respekton kulturën arabe, derisa u nxitën edhe për ‘hashtag’ me përshkrimin se ‘Bella është raciste’.
Disa përdorues të Twitterit gjithashtu bënë thirrje për kompanitë që punojnë me Hadid, si Dior dhe Calvin Klein, për të ndaluar përdorimin e saj në fushatat e tyre.
Kështu, Bella Hadid u kërkoi falje fansave, të cilët u ofenduan nga një postim i fundit i saj i publikuar në rrjetet sociale. Ajo u shpreh në gjuhën angleze dhe atë arabe duke thënë se nuk ka të ‘bëjë asgjë me politikën’ dhe se ky ishte vetëm një gabim i sinqertë i saj në një mëngjes të hershëm.
“Jam duke e postuar këtë për t’i qartësuar disa gjëra që më kanë prekur në zemër”, ka shkruar Hadid në Instagram.
“Për fillim, unë kurrë nuk dëshirojë që postimet e mia të kthehen në urrejtje. Unë i dua dhe kujdesem tejet shumë për myslimanët dhe arabët, për të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia në gjithë botën. Jo vetëm pasi kam respekt të madh prej zemrës, gjithmonë kam provuar të qëndroj drejt, sidomos për Lindjen e Mesme”, shkruan ndër të tjerash Bella, e cila ka origjinë palestineze nga babai.
Pas këtyre që Bella tha, na bëri të kuptojmë qartë se postimi i saj nuk qe fare për arsye politike.