Moderatorja e njohur Elita Rudi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një shqetësim që për të është kthyer në një problem dhe kërkon ta zgjidhë.
Elita para disa muajsh është gëzuar me ardhjen në jetë të djalit të saj i cili quhet Zëri dhe është fryt i dashurisë me reperin Gjko.
Moderatorja ka pranuar në dalje të saj publike që ajo e ushqen vogëlushin me qumësht gjiri, por mesa duket ky proces po i shkakton moderatores rënie të flokëve.
Në një postim në Insta story ajo është pyetur nga një ndjekëse nëse po i biejnë flokët nga gjidhënia dhe ajo e ka pohuar këtë gjë dhe ka kërkuar ndihmë nga femra të tjera që kanë kaluar të njëjtën situatë apo kanë dijeni për këtë çështje.
“A po t’bin flokët përqka gjinit?”- e ka pyetur Elitën një ndjekëse. Elita si një personazh popullor dhe shumë e afërt me publikun është përgjigur sinqerisht: “Oh po breee, qetash që 1 muaj kanë fillu, a ka dikush naj këshillë qka me bo me paranalu ramjen?”
Duket se të qenurit nënë ka disa vështirësi edhe Elita e ka kuptuar më së miri këtë.