MENU
klinika

Incidentet

Përplasjet në KZAZ/ Përfundon në Komisariat ish-deputetja

19.06.2019 - 15:43

Pas incidenteve dhe përplasjeve të fundit në KZAZ-të e qarkut Dibër, është shoqëruar në komisariat ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

Shoqërimi i saj është bërë pas incidenteve që u shoqëruan sot në Burrel ku u shkatërruan materialet zgjedhore, nga ana tjetër PD, shton se nuk i janë bërë të ditura arsyet e shoqërimit.

Mësohet se është shoqëruar në komisariat edhe kryetarja e FRPD-së në Mat, Denisa Vata.

Më herët, u njoftua se pas ngjarjeve në Shkodër u shpall në kërkim edhe ish-deputeti Bardh Spahia.