MENU
klinika

Kriza politike

Meta ‘padit’ Ramën tek të huajt: S’ka zgjedhje!

19.06.2019 - 16:00

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE- ODHIR lidhur me dekretin e tij për zhdekretimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.

Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar përfaqsuesve të OSBE – ODHIR presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor 

Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet prëfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm”,- shkruhet ndër të tjera në letër.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye