MENU
klinika

Deklarata e presidentit kinez

Xi Jinping mbështetje ‘të pakufizuar’ për Kim Jong-un

19.06.2019 - 15:47

Presidenti kinez Xi Jinping ka premtuar mbështetjen e tij të plotë për udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe premtoi të luajë një rol aktiv në përpjekjet për të sjellë paqen dhe stabilitetin në rajon, një ditë përpara vizitës së tij në Kore.

Komentet e Xi, në një editorial të botuar nga gazeta e Koresë së Veriut Rodong Sinmun të mërkurën, vijnë pasi Kina vazhdon një luftë të tregtisë dhe teknologjisë me Shtetet e Bashkuara dhe pas një takimi të dytë midis presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim në Hanoi në shkurt, ku nuk arritën ndonjë përparim në denuklearizimin e gadishullit Korean.

“Pa marrë parasysh sa ndryshon gjendja ndërkombëtare, Kina do të mbështesë fuqishëm Kim Jong-un për të udhëhequr partinë e Koresë së Veriut dhe njerëzit për të zbatuar linjën e re strategjike”, thuhej në artikull.

Xi tha se Pekini do të vazhdojë të mbështesë Phenianin në negociatat e tij me vendet e tjera.

“Ne do të kontribuojmë aktivisht në paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe prosperitetin në rajon duke forcuar komunikimin dhe koordinimin me Republikën Popullore Demokratike të Koresë”, tha ai, duke iu referuar vendit me emrin e tij zyrtar.

Një nga pengesat kryesore në procesin e negociatave të Koresë me SHBA ka qenë sanksionimi i Kombeve të Bashkuara. Pyongyang ka përcaktuar që ato duhet të hiqen si një parakusht ndërsa Uashingtoni ka këmbëngulur për të kundërtën.

Xi Jinping,  tha ndërkohë “Pa marrë parasysh sa ndryshojnë era dhe retë e situatës ndërkombëtare, dy partitë tona dhe dy popujt trashëgojnë dhe mbartin miqësinë tradicionale midis Kinës dhe DPRK-së,” tha ai.

Vizita e Xi në Korenë e Veriut do të jetë e para nga një lider kinez që nga 2005.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN