MENU
klinika

Benefitet

‘Magjia’ e lëngut të selinosë kundër kolesterolit

19.06.2019 - 21:11

Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut dhe për artritin dhe problemet me reumatizmën. Substanca tek selino me emrin polycetylene është përgjegjëse për lehtësimin e inflamacionit në rastin e artritit rheumatoid dhe osteoartritin.

Kërcelli i gjatë i selinos ngjason me eshtrat dhe sipas studimeve selino është shumë efikas për shëndetin e kockave. Përmban shumë elemente ushqyese, mineraleve dhe vitaminave të cilat përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht shëndetin e eshtrave.

Selino përmban 23 për qind silic i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave, nyjave, thonjve të forte dhe flokëve. Selino është i pasur me kalium i cili është shumë i rëndësishëm për shfrytëzimin e drejt të kalciumit në eshtra, me çka përmirësohet shëndeti i eshtrave dhe parandalohen thyerjet. Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore. Përfitimet më të mëdha ushqyese gjenden në selinon e freskët, apo në lëngun e saposhtrydhur.

1. Ul tensionin e gjakut

Studimet kanë treguar që pirja e lëngut të selinosë çdo ditë për një javë mund të ulë ndjeshëm tensionin e gjakut. Lëngu qetëson muskujt përreth arterieve, zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në qarkullimin e paqtë të tij.

2. Ul nivelin e kolesterolit

Lëngu i selinosë është një kurë e mrekullueshme natyrale për të ulur nivelet e kolesterolit. Lëngu që përfitohet nga dy kërcenj të selinosë mund ta ulë kolesterolin me të paktën 7 përqind.

3. Lufton pagjumësinë

Mineralet dhe vajrat esencialë të lëngut të selinosë kanë një efekt qetësues të sistemit nervor. Një aftësi e tillë e bën lëngun e selinosë mjaft terapeutik për ata që vuajnë nga pagjumësia. Duke pirë këtë lëng ata qetësohen dhe arrijnë të kenë një gjumë të patrazuar.

4. Parandalon krijimin e gurëve në organizëm

Lëngu i freskët i selinosë parandalon kalcifikimin ose krijimin e gurëve në veshka, tëmth dhe fshikëzën e urinës. Për më tepër, lëngu i selinosë ndihmon në eliminimin e toksinave dhe substancave të dëmshme apo gurët në këto organe.

5. Lufton obezitetin

Lëngu i selinosë ndihmon në luftimin e obezitetit. Hidhni një lugë çaji me mjaltë në një gotë me lëng selinoje dhe pijeni përpara çdo vakti. Një gjë e tillë ju ndihmon të mos e teproni më ngrënien dhe të mbani nën fre dëshirat për ëmbëlsira.