MENU
klinika

"S'është momenti për prova force"

Tensione, zjarr dhe përplasje në vend/ Meta: Jam i gatshëm për…

20.06.2019 - 14:54

Në vend është krijuar një situatë tejet e tensionuar, ku mazhoranca nuk tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë ka nisur edhe procedurat për shkarkimin e presidentiti.

Nga ana tjetër bashkitë e djathta janë në mbështetje të dekretit të presidentiti, ku kanë shkaktuar zjarr e përplasje nëpër KZAZ në qytete të ndryshme.

Lidhur me këtë situatë të tensionuar ka ardhur një tjetër reagim i presidentit Meta.

Përmes një deklarate për mediat, Meta apelon palët politike për dialog.

Ai thekson se shpreh gatishmërinë e tij për një zgjidhje sa më të shpejtë.

Deklarata e Presidentit:

U bënë dhjetë ditë që është në fuqi dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve më datë 30 qershor, me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog, që do të normalizonte situatën politike dhe do të krijonte mundësinë për një datë të re të zgjedhjeve vendore, gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Theksoj sërish se nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.

Sërish insistoj me forcë rëndësinë e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë time për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye