MENU
klinika

Foto

Kelvi Kadilli, djali i Eni Çobanit? Fansat bëhen konfuzë…

20.06.2019 - 17:25

Duket se ka mjaftuar vetëm një foto e Kelvi Kadilli me Eni Çobanin dhe i tërë rrjeti është bërë lëmsh.

Fansat vërtet janë konfuzuar dhe menduan se Kelvi ishte djali i Enit. Menjëherë kanë nisur komentet në foton e tyre.

“Sa të bukur e paske djalin. E paç me jetë”, i shkruan dikush Eni Çobanit në foton e postuar prej saj me moderatorin Kelvi Kadilli.

Të tjerë komente kanë qenë…

Edhe pse nuk i ngjan nga pamja, t’i ngjajë në zgjuarsi e në mirësi”, siç i shkruan dikush.

Komentet gazmore i ndau Kelvi Kadilli në Instagram-in e tij, duke u mbajtur lojën përmes komenteve ku thotë: “Ma, ti je?”

Ishte Kelvi ai i cili e postoi i pari foton në profilin e tij duke shkruajtur: “E dashuroj këtë grua”.

Më pas, zonja Çobani e ripostoi në profilin e saj.

E vërteta është sigurisht, se Kelvi nuk është djali i Eni Çobanit dhe se çdo gjë qe një keqkuptim nga ndjeksit. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN