Kalaja e vjetër e qytetit të Elbasanit, priti në një mbrëmje madhështore nën tingujt e muzikës dhe zërin e mrekullueshëm të tenorit Kastriot Tusha. Muret mijëravjeçare të kalasë, jehuan me zërin e birit të rritur në qytetin e historisë dhe muzikës.
Lindur dhe rritur ne Elbasan, Kastriot Tusha mori një emocion të veçantë, jo vetëm nga publiku i ngrohtë, por edhe si qytetar nderi i këtij qyteti, nga dita e sotme.
“U ndjeva shumë mirë për respektin, me të cilin më pritën qytetarët e vendlindjes time. Një qytet vërtetë i mrekullueshëm, ndihem krenar që kam lindur këtu. Një mbrëmje që u bë enkas për këtë publik dhe për surprizën që më dhuruan”, – tha Kastriot Tusha.
“Nata europiane” është një udhëtim muzikor, si vazhdim i projekteve që kemi filluar me Kastriotin. Një shpresë më shumë. Është një projekt ku mbi të gjitha, të ardhurat e mbledhura edhe nga projektet e tjera, shkojnë për bamirësi”, – është shprehur violinisti, Zeqir Tulkuqi.