MENU
klinika

Rizgjohet sonte Butrinti

Carla Bruni sjell 11 këngët e reja

21.06.2019 - 17:25

      Dita e Festës së Muzikës, sjell në Shqipëri kantautoren dhe modelen e njohur, Carla Bruni, e cila do të këndojë mbrëmjen e sotme në teatrin antik të Butrintit.

 

 

 

Bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, ka zgjedhur t’i paraqitet për herë të parë publikut shqiptar me 11 këngë të albumit të saj më të fundit, në teatrin e parkut kombëtar Butrint, një nga pikat arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kombëtare dhe asaj botërore.

 

 

 

 

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni dhe se do të këndoj për ju, Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin antik të Butrintit, në orën 21:00. Shpresoj të jeni të pranishëm”,- është shprehur Bruni.

 

 

 

 

“French touch” (“Prekje franceze”), është albumi i pestë, që kantautorja e publokoi në vitin 2017. Kopjet e shitura të gjithë krijimtarisë së saj, kapin shifrën e 5 milionë albumeve.

 

 

Bruni është vlerësuar si një nga gratë më të rëndësishme në botë, nga revista “Forbes”, në vitin 2010.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale