MENU
klinika

Hulumtimet

Celularët po ndryshojnë skeletin e njeriut

21.06.2019 - 19:34

Në ditët e sotme teknologjia ka arritur kulmet e saj, duke u përdorur masivisht.

Nëse deri dje jemi gëzuar nga risi të ndryshme teknologjike, duhet të dini se ka ardhur momenti që të bëni më shumë kujdes.

Fakti që shpenzojmë shumë kohë duke “lundruar” në celular apo tableta po bën që në skeletin e njeriut të ketë dhe ndryshime kockore. Shkencëtarët bëjnë me dije se përpos rritjes së numrit të përdoruesve të teknologjisë janë kockat të cilat gjithnjë e më shumë po deformohen.

Nëse në vitet 1800 kur ky fenomen u konsiderua i rrallë tanimë ndodh krejt e kundërta, pasi në shumë persona kanë filluar të shfaqen gunga ose deformime kockore në gishta ose në muskujt e tyre.

Studiuesit e Universitetit “Sunshine Coast” në Australi kanë vëzhguar se duke qendruar me kokë poshtë në aparatët celularë bën që të preken muskujt më pak të përdorur.

20 celularet me te mire dhe cmimet-konica.al
20 celularet me te mire dhe cmimet-konica.al

Ata theksojnë se moshat tek të cilat po zhvillohen më shumë këto ndryshime kockore, janë pikërisht moshat e reja nga 18-30 vjeç, por nuk përjashtohen as moshat e tjera.

Ç’rregullimet muskulo-skeletore ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e simptomave të lidhura me qafën, supet dhe parakrahun. Studiuesit australianë për të marrë rezultate të duhura, kanë skanuar mbi 1000 kafka, mosha e të cilëve varionte nga 18-86 vjeç.

Hulumtuesi kryesor, Dr David Shahar, tha: “Prej 20 vitesh punoj në klinikë dhe në dekadën e fundit gjithnjë e më shumë po zbuloj që pacientët e mi kanë këtë zgjatime të kafkës”.

Orët e kaluara në smartfonë, tableta dhe laptopë mund të bëjnë aq shumë tendosje në pjesët më të vogla të trupit, duke sjell një ndryshim të tyre.

Hulumtuesit tregojnë se mesatarisht njerëzit kontrollojnë telefonat e tyre çdo 12 minuta.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”