Pas përplasjeve për KZAZ-të mes policisë së shtetit dhe bashkive që kërkojnë të zbatohet dekreti i Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjve, KQZ nis ndryshimin e ambjenteve.
Me votën e kryetarit Klement Zgurit kundër, 4 anëtarët e tjerë të KQZ-së vendosen që materialet zgjedhore për Bashkinë e Kukësit të zhvendosen në një ambjent privat në qytetin verilindor.
Bashkitë qeverisuar nga kryebashkiakë të PD dhe LSI i kanë kërkuar KQZ-së që të largojnë materialet zgjedhore nga ambientet e bashkisë pas dekretit të Kreut të Shtetit.
Por ndryshe nga bashkitë, KQZ vijon me organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, duke e quajtur nul vendimin e Presidentit.
Të hënën pritet që dekreti i Metës të shqyrtohet në Koleg Zgjedhor, pas ankimimit të bërë nga Partia Unitet Kombëtar.