22.06.2019 - 17:39
Disa muaj më parë Alesia Bami u largua nga emisioni “Stop” ku ishte velinë, duke akuzuar drejtuesit e emisionit se e kishin hequr nga puna pa të drejtë.
Asokohe u tha se shkaku i largimit të Alesias qe një intervistë e saj në “Top Channel”, që kishte ngjallur debat mes saj dhe drejtuesve.
Pas kësaj, Alesia u bë pjesë e “E Diell”, ku është një prej drejtueseve të një segmenti të programit.
Së fundmi, Ermal Mamaqi e ftoi të bëhej pjesë e puntatës së fundit të “Xing me Ermalin”.
Alesia do të jetë një nga vajzat që do të marrin pjesë në sfidat e një spektakli lojërash me VIP-a që do të zhvillohet në qiell të hapur.