Ja një mënyrë për të mbjellë 175 milion pemë brenda një viti.
Kongresi në Filipine ka miratuar zyrtarisht një projektligj ku thuhet se të gjithë nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe kolegjet, përfshirë edhe universitetet, duhet të mbjellin së paku 10 pemë për t’u diplomuar.
Pemët mund të mbillen në pyje, rezervate, zona urbane, zona të minierave të braktisura ose në territorin indigjen.
Sipas CNN, pemët duhet të jenë gjithashtu të përshtatshme për klimën e zonës, dhe preferohen speciet indigjene të drurëve.
Ligji – i quajtur “Trashëgimia e Diplomimit për Aktin e Mjedisit” – u prezantua nga kongresmeni Gary Alejano për të promovuar “përgjegjësinë ndër gjenerata” mbi mbrojtjen e mjedisit.
Ai shtoi se iniciativa do të bënte të mundur mbjelljen e paktën 175 milionë pemë të reja të mbjella çdo vit, duke arritur në 525 miliardë pemë shtesë “gjatë një brezi”.
Sipas ligjit, Departamenti i Arsimit i vendit është përgjegjës për zbatimin e rregullave të reja, ndërsa të tjerët, siç janë Departamentet e Mjedisit dhe Bujqësisë, do të krijojnë kopshte, furnizime me fidanë si dhe do identifikojnë vendet e përshtatshme të mbjelljes dhe do të monitorojnë progresin e pemëve.
Alejano tha se edhe në qoftë se shkalla e mbijetesës së pemëve ishte 10 për qind, kjo do të ishte ende 525 milionë pemë shtesë në vend.
Ai shtoi se këto pemë do të bëhen trashëgimi e gjallë e nxënësve për mjedisin dhe brezat e ardhshëm.