23.06.2019 - 21:12
Valdrini glamuroz, Valdrini i tejkohshëm, Valdrini fabuloz, Yamamoto i kohës së tij.
Multimilioneri jonë, shpirt ndërmarrës si pak nga brezi i vet, kreacionet e tij shpërthejnë në Dubai, në Emirate, gjithkah në botën e fildishtë arabe.
Rrnofshin gratë, nuset e balldëzkat nga Shkupi e Tetova, myshteriket e përhershme, që paguejnë fustana deri në 14 mijë euro për zijafete, kanagjeqe, syneti e darsma.
Vali jonë, krenaria jonë, i ka rreth 60 punëtore femna (rrobaqepëse e qëndistare). I paguen ka 200-220€ në muej.
Punojnë err e terr në nji qymez të paajrosun.
Kontrata? Hamamin e Hyres. O inspektorë a po shkoni a po shkoj!?