MENU
klinika

Deklarata

KQZ rrëzoi padinë e PUK/ Beqiri: Do shkojmë në zgjedhje!

24.06.2019 - 13:58

“Partia Uniteti Kombëtar do të shkojë në zgjedhje të dielën”, kështu deklaroi kreu i kësaj partie Idajet Beqiri.

Deklarata e tij erdhi pas vendimit të KQZ që rrëzoi padinë e PUK për t’u çregjistruar nga këto zgjedhje për shkak të dekretit të Presidentit të Republikës.

Beqiri tha se vendimi i Kolegjit është detyrues dhe se më 30 qershor do të shkojnë në zgjedhje.

Jemi të detyruar. Është një vendim që jepet nga organi më i lartë. Ky vendim që rrëzon kërkesën tonë dhe thotë që më 30 qershor do shkoni në zgjedhje është detyrues dhe jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje.

Thelbi i padisë tonë ishte dekreti i Presidentit. Në iu drejtuam Kolegjit për të mësuar nëse ky dekret i Presidentit është i vlefshëm apo i vlefshëm.

Unë mund të kem mendime individuale, personale të miat por problemi ishte që vendimmarrja jonë ishte politike dhe juridike”, deklaroi Beqiri.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu