MENU
klinika

"Skeç i orkestruar"

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin, reagon presidenca

24.06.2019 - 13:21

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi 30 qershorin si datë zgjedhjesh lokale.

Pas këtij vendimi ka reaguar Presidenca.

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi e cilësoi vendimin e Kolegjit si skeç të orkestruar prej kohësh.

“Asnjë surprizë nga skeçi i rradhës i orkestruar prej kohësh”, shkruan Tedi Blushi.

Pa më parë, Kolegji Zgjedhor me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa, vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri, për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të pushtetit vendor, që do të thotë se më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale.