MENU
klinika

Deklarata

Meta i prerë: S’flas në emër të ndërkombëtarëve, nuk fshihem pas tyre!

25.06.2019 - 09:00

Gjatë fjalës së tij në konferencën e sotme, presidenti Meta deklaroi se bën pjesë tek ata politikanë që nuk flasin në emër të ndërkombëtarëve dhe as nuk fshihet pas tyre.

Teksa komentoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Meta tha se nuk ka anuluar zgjedhjet në Itali, por në Shqipëri.

Nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave, ndërkombëtarëve dhe që fshihen pas tyre. Në Shqipëri i vetmi institucion që vendos për datën e zgjedhjeve është Presidenti.

Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali, apo në një vend tjetër, por në Shqipëri, për shkak të një krize të thellë, që vijon prej disa muajsh.

Mos prisni nga asnjë ambasador të iu thotë këtë që po iu them unë”, është shprehur Meta.