MENU
klinika

Deklaratat e kryeministrit grek

Tsipras: Çështja çame nuk ekziston

09.09.2018 - 17:53

Kryeministri Greqisë, Aleksis Tsipras, në një konferencë për shtyp në Selanik, ka folur mbi marrëdhëniet me Shqipërinë.

Tsipras ka ofruar mbështetjen e shtetit grek në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë përsa i përket anëtarësimit në BE.

Por kjo mbështetje mbetet gjithnjë në kuadër të përmbushjeve të angazhimeve të Shqipërisë sipas kryeministrit grek.

Ai nuk ka lënë pa përmendur as konfliktin për çështjen çame, ku thotë qartë se ajo nuk ekziston.

“Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta. Shqipëria duhet të bëjë disa ndryshime. Të rishikohen kufijtë e detit, varrezat dhe librat e historisë. Duhet të rishikohen edhe të drejtat e pakicës greke. Është dëgjuar shumë për këto çështje por s’ka asgjë konkrete. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të diskutohet çështja çame. Ajo nuk ekziston! Çështjet që do të diskutohen duhet të jenë të zgjedhura mirë dhe me mençuri”, ka përfunduar kryeministri grek.

Në lidhje me negociatat Tsipras ka folur mbi marrëdhënien midis ministrave të jashtëm, të cilat sipas tij janë në një nivel të mirë.