Lëvizja e fundit e bërë nga kryeprokurorja Arta Marku, e cila firmosi urdhrin për prokurorët në lidhje me situatën para e paszgjedhore në vend është komentuar edhe nga Partia Demokratike.
Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoratike përmes një postimi në Facebook shkruan se prokurorja Marku po humb kohë kot me shkresa pa vlerë.
Reagimi i Bardhit:
Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017.
Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda.
Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje.
Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi.
Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri.
Boll më me lojra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani!