25.06.2019 - 19:10
Aventura e Stephan El Shaarawy me fanellën e Romës, ka ardhur në fund pas transferimit në Janarin e 2016-ës.
“Faraoni”, siç ka bërë të ditur “Il Tempo”, është gati të transferohet në te skuadra kineze e Shanghai Shenhua.
Kinezët i kanë ofruar “Faraonit” 13 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshëm.
Ndërkohë, Roma do të arkëtojë rreth 18 milionë euro nga shitja e tij.
Sulmuesi, kontrata e të cilit me verdhekuqtë skadon në 2020-ën, ka vendosur të provojë veten në një vend që është gati ta mbulojë në ar për sezonet e ardhshme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vjen zyrtarizimi i radhës
Milani mbushet me interistë!
Këtë javë vizitat mjekësore