MENU
klinika

"LSI po e lë pa punë"

Shkarkohet Meta? Rama: Ai po i bie këmbës ta heqin!

26.06.2019 - 12:45

Gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative Nr.5 në Tiranë, kryeministri Rama ka folur sërish në lidhje me shkarkimin e presidentit Meta.

Kreu i qeverisë deklaroi se Ilir Metës po i bien këmbët që ta pushojnë nga puna.

Më tej, me tone ironike Rama tha se LSI, që më parë iu gjente punë të vetëve, tani po lë pa punë edhe ata të PD.

Madje, shtoi kryeministri, LSI po lë pa punë edhe Presidentin, të vetmin që e kanë të punësuar.

LSI la pa punë edhe këta të PD, iu gjente punë të vetëve, por tani la pa punë dhe këta të PD.

Ata po lënë pa punë edhe Presidentin, të vetmin të punësuar që kanë.

Ai po i bie këmbës që ta heqin nga puna”, tha Rama.