MENU
klinika

Sateliti i 21-të

Kina lëshon një satelit navigues të gjeneratës së tretë

27.06.2019 - 17:36

Kina ka lëshuar një satelit navigues të gjeneratës së tretë si pjesë e përpjekjeve të saj për të konkurruar me një sistem të ngjashëm të SHBA-së dhe BE-së.

Ky është sateliti i 21-të i Sistemit Satelitor Navigues, i njohur si BDS-3.

Sipas gazetës kineze ”Global Times” sateliti u dërgua nga një raketë ”Long March-3B” e nisur nga provinca kineze Siçuan.

Masa e fundit çon Kinën një hap më afër ambicieve të saj për të krijuar një sistem navigimi satelitor që sfidon Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) të SHBA-ve, si dhe atë GLONASS të Rusisë dhe atë ”Galileo” të Europës.

‘’Janë dërguar në hapësirë 46 satelitë nga BDS’’, raporton agjencia e lajmeve Hsinhua.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”