28.06.2019 - 10:37
Rreth 17 qendra votimi në Kukës janë zhvendosur në ambiente private.
Ky lajm është bërë me dije nga Partia Socialiste e këtij qarku.
Postimi:
‘Të nderuar qytetarë! Për shkak të vendimit të marrë nga KQZ për 17 Qendra Votimi, i’u njoftojmë, se ato janë zhvendosur në ambiente të tjera! Nga ky ndryshim preket Kukësi, qytet, Zapodi, Shtiqni, Bicajt dhe Tërthorja’, thuhet në njoftim.
Bashkia Kukës numëron 88 Qendra Votimit, në total, ku pritet të marrin pjesë në zgjedhje më shumë se 44 mijë persona, të cilët jetojnë në qytetin e Kukësit dhe 14 Njësitë Administrative të tij.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Burrel/ Ruajtja e materialeve zgjedhore
Bashkia me dekretin e Metës, Policia merr në mbrojtje KZAZ
Regjistrimi i kandidates së Cërrikut