Pas propozimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, kreu i qeverisë Edi Rama mori vendimin për shkarkimin e krybashkiakut të ‘Vaut të Dejës’, Zef Hila.
Ky vendim erdhi një ditë pas djegies së një KZAZ-je në këtë zonë.
Pak para se të merrej ky vendim, kreu i qeveri paralajmëroi kryebashkiakët për situata të tilla të tensionuara dhe se do të përballeshin me ligjin.
Lajmin për shkarkimin e Hilës e bëri me dije vetë kryeministri përmes një postimi në rrjete sociale.
Postimi i Ramës:
“Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë”