MENU
klinika

Roboti

Japonezët krijojnë ‘Da Vinçin’, i cili flet tre gjuhë

29.06.2019 - 10:08

Në bashkëpunim me kompaninë Fujikin, ekspertët e Universitetit japonez të Osakas kanë krijuar një robot të artistit dhe shkencëtarit italian Leonardo da Vinçi, i cili do të arsimojë gjeneratat e ardhshme të shkencëtarëve.

Roboti i Da Vinçit u është paraqit pjesëmarrësve të samitit që mblodhi sot liderët e 20 vendeve më të zhvilluara në Osaka.

Drejtori i marketingut i kompanisë Fujikin, Kouichi Nakamura, për AA tha se roboti ishte bërë në nder të Da Vinçit, i cili me veprat e tij ka vënë botën në borxh.

Ai tha se roboti Da Vinci është bërë edhe me qëllim që në mënyrë unike filloristëve t’u prezantohet puna e tyre dhe që të merren me shkencën dhe artin.

“Kështu do të mundësojmë që filloristët dhe shkencëtarët e ardhshëm të mësojnë përmes argëtimit”, tha Nakamura.

Ai po ashtu tha se roboti Da Vinçi flet japonisht, anglisht dhe italisht.

Duke u lidhur me rrjetin e Google-s, roboti do të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve.

Nakamura paralajmëroi se edhe Albert Einstein së shpejti do të fitojë robotin e tij në të njëjtën mënyrë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”