30.06.2019 - 16:55
Në KZAZ e Vorës janë rikthyer rastet kur të vdekurit rezultojnë në lista për të votuar.
Ky fenomen vjen pavarësisht deklaratave të Ministrisë së Brendshme, ku theksohet se është bërë një punë e mirë për listat shumëemërore në këto zgjedhje.
Në listat emërore në shkollën “Isa Boletini” në Vorë janë konstatuar se janë të listuar edhe emrat e personave të cilët kanë ndërruar jetë prej vitesh.
Mësohet se janë identifikuar 2 prej të ndjerëve, por për arsye etike nuk janë bërë publikë emrat e tyre, ndërsa theksoi se një prej të ndjerëve ka ndërruar jetë 12 vite më parë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mbarëvajtja e procesit
“Nga nesër në gatishmëri”/ Policia merr masa shtesë për zgjedhjet
"30 Qershori, një betejë"
“Aksione histerike”/ Meta rrëfen për drekën sekrete me Ramën
"Rri pak më shumë në Shqipëri!"