30.06.2019 - 18:04
Gjatë ditës së sotme në fshatin Kakodhiq të Gjirokastrës një banesë është shkrumbuar nga flakët.
Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.
Banesa e cila është në pronësi të shtetasit Thoma Dobroja, u përpi nga flakët brënda pak minutave ndërkohë bëhet me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.
Bëhet me dije se shkak i zjarrit ka qenë një pakujdesi. Ndëkohë sipas shefit të PMNZSH, Kujtim Bizhgani si pasojë e zjarrit është shkrumbar një depo dhe 2/3 e banesës.
Aktualisht mësohet se zjarri është vënë nën kontroll.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Operacioni i policisë
Arrestohet i forti i Fierit, kapet me armë dhe drogë
ALION ÇAÇI