01.07.2019 - 08:06
Pas Bashkisë Tropojë, ku fitoi Rexhë Byberi me 3538 vota dhe bashkisë në Malësi të Madhe ku fitues doli Tonin Marinaj me 94.04% të votave, PS ka marrë një tjetër bashki në Veri.
Bëhet fjalë për Bashkinë e Pukës, ku fitues është shpallur kandidati i PS, Gjon Gjonaj me 3730 vota dhe pa asnjë kundërshtar përballë.
Nisur nga këto rezultate, vihet re një shtrirje e pazakontë e Partisë Socialiste në veri.