MENU
klinika

Numërimi i votave

PS thyen një tjetër bastion të djathtë, fiton Devollin

01.07.2019 - 08:20

Partia Socialiste në këto zgjedhje ka fituar një tjetër bastion të djathtë.

Bëhet fjalë për Bashkinë e Devollit, ku pas përfundimit të numërimit të votave fitues ka dalë Eduart Duro i PS me 6304 vota, përballë 3 kandidatëve të tjerë që ishin në garë.

Përkatësisht, për Bashkinë e Devollit garonin edhe kandidati i pavarur Fezi Shaholli, i cili ka siguruar 648 vota, Ylli Cenkolli i FRD me 242 vota dhe Artur Korpollogu i “Shpresa për Ndryshim” me 341 vota.

Kujtojmë që Bashkia e Devollit drejtohej nga kryebashkiaku i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati.