MENU
klinika

Risia

Super-makina e re italiane me 1010 kuaj fuqi

01.07.2019 - 18:36

Kompania italiane FV Frangivento javën e kaluar ka njoftuar se së shpejti do të prezantojë super-veturën e re Asfane DieciDieci, gjë që tani ka ndodhur.

Super-makina e re e ka mbajtur premierën në Muzeun Kombëtar Automobilistik në Torino, me njoftimin se ky model “do të hapë një kapitull të ri në historinë e FV Frangiventos”.

FV Frangivento Asfane DieciDieci është në version hibrid dhe ka motorin benzinë 5.4-litër V10, të vendosur në pjesën qendrore, dhe dy motorë elektrikë të vendosur në pjesën e përparme.

Në total, kjo super-veturë ka kapacitet prej 1010 kuajfuqi dhe duhet theksuar se motori benzinë vë në lëvizje rrotat e pasme ndërsa ato të përparme dy motorët elektrikë.

Kjo nënkupton se Asfane DieciDieci ka sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe më shumë fuqi se modeli më i ri i Ferrarit, SF90 Stradale.

Gjithashtu, karroceria e kësaj super-veture është e bërë nga fibra të karbonit dhe alumini, ndërsa peshon 1.550 kilogramë.

Sa i përket çmimit, Asfane DieciDieci i gjatë 4.6 metra do të kushtojë rreth një milion euro dhe në të ardhmen e afërt do të prodhohet në seri të kufizuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”