MENU
klinika

Hesse

“Poet ose asgjë”

02.07.2019 - 12:49

        Një prej shkrimtarëve më të shquar gjermanë të shekullit të njëzetë, Herman Hesse lindi më 2 korrik 1877, në një qytet pranë Shtutgartit dhe vdiq më 9 gusht 1962, në Lugano, Zvicër. Përveç shkrimeve në prozë, ai shquhet si poet me më shumë se 680 poezi, të përmbledhura këto në 12 vëllime.

Se një ditë do të bëhej shkrimtar, ai e kishte të qartë, por tjetër gjë shihnin prindërit tek ai. Sipas tyre, duhej të bëhej klerik, si ata vetë: i ati punonte, që para se të lindte ai, si misionar në Indi, ndërsa e ëma ishte bijë e një misionari. Në këto kushte, poeti u rrit në një familje me tradita të forta fetare. Në vitin 1891, prindërit e dërguan në seminarin protestant “Maulbronn”. Vetëm pas disa muajsh, pasi nuk mund ta duronte edukimin kristian.

 

 

 

 

“O poet o asgjë”

Brenda vetes, ai ishte i vendosur: “Ose do të bëhej poet, ose asgjë!”. Por, rruga nëpër procesin krijues, për të qenjë odise e vërtetë. Hesse ndërroi disa shkolla dhe nuk mundi të përshtatej, ndaj në një fazë depresive u përpoq të vriste veten, kur ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç. Më vonë, ai punoi në një punishte ku prodhoheshin makineri, në një fabrikë që prodhonte sahate për kulla, si dhe në librari.

Kërkimi i identitetit të tij, procesi i vështirë për të realizuar veten, ishin temat, që Hesse do të trajtonte më vonë në romanet e tij. Tregimet e tij, përshkoheshin nga përjetime nga jeta, nga analiza të vetvetes dhe rrëfime poetike. Biografi i Hesse-s, Gunnar Decker, e shpjegon kështu interesin mbarëbotëror për këtë letërsi: “Çështja e autonomisë dhe e religjiozitetit, një kuptim për fenë, që nuk është militant, misionar, por i hapur për koncepte të tjera të jetës. Kjo është një çështje shumë akute në botën arabe. ”

 

 

 

 

 

Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinë në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu, një nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë. Më 1921, Hesse u bë qytetar zviceran, ndërsa më 1946, iu akordua çmimi “Nobel” në letërsi.

 

 

Këngë dashurie

 

O ti që po ta them nuk po di
Se ç’pate bërë me mua.
Nga ditët largohem tani,
Se vetëm natën dua.

E art’ është nata për mua
Si asnjë ditë pastaj.
Atje ëndërroj për një grua
Dhe flokët e verdha të saj.

Atje ëndërroj lumturinë
Që prej një vështrimi u stis
Dhe këngë dëgjoj të më vinë
Që nga i largti Paradis.

Atje shikoj retë dhe rri
Kundroj gjithë natën sa dua.
O ti që ta them nuk po di
Se ç’pate bërë me mua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale