MENU
klinika

"Rruga e re e mëndafshtë"

Erdogan: Turqia, mbështetëse e fuqishme e projektit kinez

02.07.2019 - 13:37

Republika e Turqisë është një mbështetëse e fuqishme e projektit kinez “Rruga e re e Mëndafshtë” , tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan për të përditshmen kineze Global Times në një artikull publik të botuar të hënën.

“Bashkëpunimi shekullor midis kombeve tona vazhdon të rritet sot, nën udhëheqjen e Xi Jinping, presidentit të Kinës dhe mikut tim të dashur”, tha Erdoan.

Duke thënë se Turqia ishte një nga vendet e para që mbështeste iniciativën, presidenti shtoi se vendi e miratoi projektin që në fillim të vitit 2013.

Duke vlerësuar iniciativën, Erdogan tha se ai “është shfaqur si projekti më i madh i zhvillimit të shekullit 21 që përfshin mbi 100 vende dhe organizata ndërkombëtare”, duke shtuar se të gjitha përpjekjet në projekt janë ” në përputhje me vizionin e Presidentit Xi”.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia dëshiron të rrisë vëllimin e tregtisë me Kinën.

“Ndër synimet tona është të dyfishojmë volumin tonë tregtar dypalësh me Kinën në 50 miliardë dollarë dhe më pas 100 miliardë dollarë për t’i shërbyer interesave të të dyja palëve. I bëj thirrje komunitetit kinez të biznesit të investojë në Turqi”tha ai.

“Turqia ka vizionin e Kinës kur bëhet fjalë për shërbimin e paqes në botë, ruajtjen e sigurisë globale dhe stabilitetit, promovimin e multilateralizmit dhe ruajtjen e parimit të tregtisë së lirë”, tha Erdoğan.

“Nevoja për një rend të ri ndërkombëtar, i cili do t’i shërbejë interesave të të gjithë njerëzimit, është e qartë. Turqia dhe Kina, qytetërimet më të lashta në botë, kanë përgjegjësinë për të kontribuar në ndërtimin e këtij sistemi të ri”.

Ndërkohë, Erdogan tha se kontaktet e nivelit të lartë me Kinën po korrin frytet.

“Ne kemi filluar të korrim frytet e vizitave të ndërsjella bilaterale. Ne kemi një agjendë dypalëshe konkrete se si të avancojmë më tej bashkëpunimin,” i tha Erdogan Agjencisë kineze të lajmeve Xinhua.