10.09.2018 - 18:37
Që prej vitit 2011 ishte Nju Jorku vendi më numrin më të madh të banorëve më të pasur, ndërsa tashmë këtë pozicion e ka marrë Hong Kongu.
CNN shkruan se të paktën 10 mijë miliarderë jetojnë në Hong Kong, ndërsa në Nju Jork rreth 9 mijë të tillë.
Ndër dhjetë qytetet me banorët më të pasur në botë janë Tokio, Los Anxhelos, Londra dhe Parisi.
Për të theksuar në këtë shkrim është edhe fakti që Kina është para Shteteve të Bashkuara, duke pasur më shumë miliarderë.
Megjithatë, CNN shkruan se këto raporte pritet të ndryshojnë shpejt, si pasojë e luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe borxhit të madh financiar.