MENU
klinika

Vendimi

Tahiri sërish te Krimet e Rënda, çfarë vendosi gjykata?

03.07.2019 - 10:08

Mëngjesin e sotëm, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe avokati Mask Haxhia ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për seancën e radhës.

Seanca ka zgjatur shumë pak dhe mësohet se gjykata ka vendosur ta shtyjë sërish seancën për në datën 17 korrik.

Në Gjykatë sot u zhvillua seanca e dytë në radhë për Saimir Tahirin dhe 3 ish-policët që hetohen ndërkohë që janë në arrati.

Seanca e sotme ishte në vijim të procesit në ngarkim të tij për trafik narkotikësh dhe grupi kriminal.

“Shqipëria po ecën, vetëm gjyqi im jo. Më vjen keq që seanca u shty sërish. Do vijoi të kërkoi një gjyq sa më të shpejtë”, është shprehur ish-ministri Tahiri.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë