MENU
klinika

Përkujtohet Shote Galica

Nga Drenica vijnë me plisa

03.07.2019 - 13:46

Dhjetëra gra e vajza nga Drenica, janë nisur për Shqipëri, për një përvjetor të veçantë. Ato do të bëjnë homazhe në Fushë-Krujë pranë varrit të heroinës shqiptare, Shote Galicës, e cila sot ka përvjetorin e vdekjes.

Këtyre femrave nga Drenica i është bashkuar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, – sipas Indeksonline. Një gjë që bie në sy është vendosja e plisave në kokë, ashtu siç e vendoste edhe heroina, Shote Galica.

 

 

 

Ndryshe, në biografinë e Shotës tregohet se ajo ka lindur në fshatin Radishevë, të rajonit të Drenicës.

Ishte motra e 6 vëllezërve. Ajo u martua me Azem Galicën, në vitin 1915.

 

 

 

Në vitin 1919, mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe në Junik, në vitet 1912-23.

Në vitin 1925, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Azem Galica, ajo luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë.

 

 

 

Ajo mbahet mend që ka kapur një komandant ushtarak serb dhe një numër ushtarësh në Çikatovë, në korrik të vitit 1927, u tërhoq në Shqipëri dhe i kalonte muajt e fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq.

 

***

Luftëtarja e pavarur

Shote Galica merrte edhe vendime më vete. Kjo ndodhte kur ishte larg Azemit, në mungesë të komunikimit për shkaqe gjeografike, sidomos kur Azemi ndodhej në vise të ndryshme të Kosovës, për çështje organizimi ose edhe në Shqipëri, për çështje armatimi e komunikimi me forcat përparimtare e demokratike të kohës si me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, e të tjerë.

Një hap të tillë Shota e kishte marrë për likuidimin e një zyrtari të lartë të Serbisë. Së bashku me Mehmet Deliun dhe me dy tre shokë tjerë, kishin hyrë në zyrë të eprorit serb, mu në qendër të qytetit të Mitrovicës dhe me dorën e vet e kishte vrarë. Serbi kishte bërë sa e sa masakra mbi popullatën shqiptare që po përpiqej për lirinë e vetë. Ajo i tha Azemit më pas:

“E vrava Azem! E vrava në emër të nënave që i ka lënë pa djem, në emer të nuseve që i ka lënë pa burra, në emër të motrave që ka lënë pa vëllezer, në emër të lirisë së Kosovës”.

Pas vdekjes së Azemit, Shote Galica iu priu luftëtarëve të lirisë në sa e sa aksione të rrepta ballë për ballë me armikun.

Shote Galica në fundin e dimrit të vitit 1926, të një dimri të ashpër, e lodhur dhe e dërmuar e me zemër të plagosur, shoqëruar nga Mehmet Deliu e me pak shokë të tjerë, kishin mësyrë Shqipërinë, duke e lënë Kosovën nën kthetra të pushtuesit serb, me shpresën se do të ktheheshin me pranverën e parë.

 

 

Shpërngulja në Shqipëri

U vendos në katundin Shullaz të Krujës. Me vete kishte edhe disa fëmijë të shokëve të rënë, fëmijë të mbetur jetim të cilët Shota kishte marrë përsipër t’i rriste dhe t’i edukonte me frymën atdhetare.

Duhet të mos harrojmë që Shota ishte një 32 vjeçare, në këtë kohë. Me shpresën se do të gjente mbështetjen e qeverisë së Ahmet Zogut priti, por më vonë u zhgënjye shumë shpejt nga sjelljet e tij mospërfillëse. Si duket, Shota nuk e kishte të qartë se kishin ndryshuar rrethanat, se Zogu ishte borxhli ndaj Krajlit të Serbisë i cili e kishte strehuar, armatosur dhe kthyer nga hotel Bristoli i Beogradit në karrigen e mbretit të Shqipërisë!

Shote Galica e përballur me tmerrin e varfërisë, rrethuar nga harresa, mjerimi dhe inferioriteti i një regjimi mbretëror zogollian, i shkroi një letër qeverisë në fjalët:

“Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjendem në katundin Shullaz të Krujës , kam dhe kater femijë jetim me vete. Janë femijët e luftëtarëve të vrarë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrënguar tiu vë në dijeni se jam duke vdekur nga uria së bashku me femijët jetim”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’