MENU
klinika

Reagon BBC

SHBA, largohet pas 27 vitesh dizejnuesi kryesor i Apple

03.07.2019 - 16:33

Dizejnuesi kryesor i kompanisë amerikane “Apple”, Jony Ive, pas 27 vitesh do të braktisë kompaninë.

Televizioni britanike BBC njoftoi se njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Stive Jobs ka vendosur të braktisë “Apple” në të cilën gjatë tre dekadave të fundit ka qenë një ndër personat më të rëndësishëm për shfaqjen e produkteve “iPhone”, “iMac”, “iPod” dhe prodhimeve tjera.

Sipas të njëjtave burime mësohet se Ive planifikon të hap kompaninë vet.

Kreu aktual i Apple, Tim Cook, tha se “Ive ka pasur një rol të pakontestueshëm në zhvillimin e kompanisë dhe prodhimeve të saj”.

Themeluesi i “Apple”, Steve Jobs, është shprehur disa herë se e konsideron Ive si shpirtin binjak.

Ive në krye të departamentit për dizajn në Apple erdhi në vitin 1996 dhe luajti rolin kryesor në kapërcimin e krizës së atëhershme financiare të kompanisë.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”