MENU
klinika

Reagimi

“Më 10 gusht kryetarët e rinj do jenë në zyra”, Mziu i ‘përvishet’ Ballës

05.07.2019 - 08:39

Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se më 10 gusht kryetarët e rinj të bashkive do të jenë në zyra, ka ardhur reagimi i kryetarit të djathtë të Bashkisë Kamëz.

Xhelal Mziu përmes një postimi në Facebook ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga ajo zyrë, pasi ka 12 vite që qëndron aty dhe sipas tij ka pritur mijëra qytetarë.

Reagimi i Xhelal Mziut:

Nuk do largohem nga zyra e kryebashkiakut, jo për karrige e pushtet, sepse për karrige lufton vetëm “Rilindja” dhe këtë e ka treguar për 6 vite me radhë, e treguan akoma më shumë kur rikthyen monizminin në 30 qershor, ku kërcënuan qytetarët, bizneset dhe administratën.

Kjo Rilindje që kujton se me forcën e kartonit në Kuvend mund të gjunjëzojë popullin shqiptar, kjo parti, që kujton se duke lëshuar “re” gazi lotsjellës do tremb zemrat e shqiptarëve.

Mziu Qarri
Mziu Qarri

I them Ramës e Lleshajt që nuk na trembin as arrestimet politike që keni bërë në çdo protestë, e aq me pak të tremben qytetarët e Kamzës që asnjëherë s’kanë pranuar pushtetin shtypës të “Rilindjes”.

Prej 12 vitesh ajo zyrë ka pritur me mijëra banorë, bashkë me ta kemi ndërtuar një qytet modern, unë i di hallet e qytetit të Kamzës dhe do jem aty për t’i dhënë zgjidhje deri në atë moment që Kamza do vendos.

Jo, nuk iki nga zyra e bashkisë që t’i plotësohet kapriçoja një njeriu si kryeministri me brekushe dhe çorape të gjata, të shkojë t’ia bëjë kllounin partisë dhe jo qytetarëve të Kamzës.

Nuk e lë karrigen, jo për pushtet personal, as për trimëri se nuk tregohet trimëria me gjysmaburrat e “Rilindjes” por se lëshoj atë zyrë sepse kam mbështetjen, obligimin e detyrat në shërbim të qytetarëve të Kamzës, nuk largohem sepse në 30 qershor 91% e votuesve të Kamzës treguan që më mbështesin, kjo mbështetje është forca ime e vetme.

Jo “Rilindje”, nuk e lë karrigen për një pseudokandidat që Kamza e ka refuzuar vazhdimisht.

Kryeministër, nëse e do Kamzën, Kukësin, Shkodrën, Lezhën, Pogradecin, Bilishtin, Gjirokastrën, Selenicën, Beratin, Mallakastrën etj, shihemi në 13 Tetor.

Ajo zyrë nuk është as e imja, as e pushtetit monist, është e qytetarëve të Kamzës!

Zgjedhjet pluraliste percaktojne fituesin.