05.07.2019 - 14:24
Detaje të reja janë zbuluar nga kërcënimi i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.
Kërcënimi ndaj tij ka ardhur pas kërkesës së Zgurit për të hapur kutitë e 30 qershorit.
Në adresën e tij personale të Facebook ka ardhur një mesazh nga shtetasi E. Pjetrini, i cili pasi e ofendon e kërcënon me se do ta vrasë atë dhe familjen e tij.
“O m*t, do të vras ty edhe familjen”, thuhet në mesazhin e dërguar në adresë të kreut të KQZ-së, Klement Zguri.
Mësohet se pas këtij kërcënimi ndaj kryetarit të KQZ-së dhe familjes së tij janë marrë masa të forta sigurie.