Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa ka komentuar deklarata e forta të Presidentit Ilir Meta, tha se të folurit në atë gjuhë dhe në atë intonacion nuk është zakon i Presidentit dhe se një gjë e tillë ka ardhur “pasi i kanë rënë në qafë më shumë se ç ‘duhet”.
“Që të flasë Ilir meta me atë gjithë, për aq se e njoh unë, do të thotë që i ke rënë në qafë më shumë se ç’ duhet.
Artikulimi në atë gjuhë, ritëm e intonacion, do të thotë që ke bërë diçka shumë të madh e gabim, të ka dhënë shumë herë shansin për të reflektuar, por di të them që është shumë e vështirë për t’u kthyer mbrapsht.
Ai është fjalimi i një Ilir Meta që ka të gjitha argumentet ligjorë e politik për të të shkatërruar”, tha Kryemadhi.