MENU
klinika

Protesta e 8 korrikut

“Asnjë hap pas”/ Basha fton qytetarët: Të gjithë kundër diktaturës!

07.07.2019 - 10:45

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku Partia Socialiste doli fituese në 60 nga 61 bashki të vendit, opozita ditën e nesërme do të rikthehet sërish në bulevard për protestën e 10-të kombëtare.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë t’i bashkohen tubimit të opozitës nesër në orën 20:00.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha iu kërkon qytetarëve të bashkohen si njerëz të lirë me dinjitet kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit.

“Nesër me #8korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha.