MENU
klinika

"Kasaphana" në Kavajë

Gjykata jep masën për të arrestuarit, shpëton njëri

08.07.2019 - 13:31

Është mbajtur sot seanca te Gjykata e Kavajës për 5 të arrestuarit për vrasjen e 52-vjeçarit Ramazan Hasanlliu.

Mësohet se trupa gjykuese ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për 4 nga të arrestuarit. Kështu, Eraldo Hyka, Qazim Merkja, Ardian Dedej dhe Marjus Aliu kanë mbetur sërish në burg.

Ndërsa për Agron Kollçakun gjykata ka caktuar masën, ‘arrest shtëpie’.

Sipas policisë konflikti ka nisur mes dy vëllezërve Aliu, një prej të cilëve u la në burg dhe tjetri në kërkim si dhe 3 personave të tjerë, gjithashtu të arrestuar.

Sherri më pas është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve.

Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë 52-vjeçari Ramazan Hasanlliu, i cili po kalonte rastësisht në rrugë, teksa kishte blerë bukë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E fejuara u vetëvra fill pas tij

Cili ishte vërtet Kajo Karafili, pse dhe si u vra?


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin