08.07.2019 - 17:46
Ajo ishte dhe mbetet e preferuara juaj nga ëngjëjt e “Victoria’s Secret” në vitin 2017.
Por tashmë Alessandra Ambrosio ka treguar edhe një herë tjetër se mbetet një ikonë e industrisë së modës.
Ajo është fotografuar të martën teksa ka zhvilluar një set fotografik në plazhet e mrekullueshme të Porto Alegre në Brazilit.
“Victoria’s Secret” është mbushur me modele të reja, nga Kendall Jenner te motrat Hadid, por në anën tjetër edhe Alessandra Ambrosio tregon në daljet e saj në publik se nuk ka nevojë për “krahët e engjëllit” për të qenë në qendër të vëmendjes.
E me të drejtë në fakt, ne e dimë tashmë se bukuria e Alessandrës njihet botërisht!