MENU
klinika

As nuk na shkonte mendja!

Pikat e bardha dhe vijat e zeza, ç’thonë thonjtë për shëndetin tuaj

08.07.2019 - 20:18

Shumë kohë para se të shkoni tek doktori, trupi ju jep sinjale për shëndetin tuaj.

Thonjtë janë një pjesë e rëndësishme, të cilat shumë prej nesh i injorojnë ose i lyejnë me manikyr dhe nuk dallojnë asgjë.

Por ekzistojnë disa shenja që tregojnë se cfarë problemesh shëndetësore mund të keni.

1- Thonj të thatë që thyhen – Jeni të dehidratuar, prandaj përpiquni të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.

2- Vijat e zeza – Mund të jetë melanoma, një lloj serioz i kancerit të lëkurës. Nuk ndodh gjithmonë që të jetë kancer, por nëse e vini re këtë gjë tek thonjtë bëni mirë të vizitoni dermatologun.

3- Thonjtë të butë – Nëse thonjtë tuaj lakohen lehtë, keni një gjendje që njihet si “hapalonychia”. Kjo do të thotë se keni mungesë proteinash prandaj sigurohuni që të shtoni në dietën tuaj peshk, perime të gjelbra dhe portokalli si karrota, spinaqi dhe patatet e ëmbla.

4- Thonjtë me shumë vija – Kjo tregon se keni mungesa të disa vitaminave në dietën ushqimore ose vuani nga ndonjë sëmundje. Mund të jetë mungesa e squfurit që gjendet tek qumështi dhe arrat ose mund të keni sëmundjensi psorazë apo ekzemë. Bëni mirë të takoni dermatologun për tu siguruar.

5 – Shenja të bardha – Shumë persona besojnë se janë mungesë e kalciumit, por trajnerja Tracey Ëinder tregon se shkaktohen nga flluska të vogla të ajrit që bllokohen midis qelizave të thonjve. Por mund të shkaktohet edhe nga manikyri i tepërt ose probleme me menstruacionet.

6 – Thonj “të tepërt” – Këto janë të vogla, por mund të jenë tepër të dhimbshme kur hiqen. Ato shkaktohen nga mungesa e hidratimit rreth kutikulës, prandaj bëni mir të përdorni vajra me vitamina E dhe F për duart.

7 – Thonjtë e verdhë – Mund të shkaktohet nga pirja e duhanit ose manikyra që aplikohet pa shtresë mbrojtëse bazë. Por, nëse vini re se janë të trashë dhe rriten ndagalë, mund të jetë sëmundje e mushkërive ose artriti reumatoid.

8 – Thonjtë në formë luge – Kjo është një shenjë që tregon se nuk merrni hekur mjaftueshëm. Por mund të lidhet edhe me ndonjë sëmundje në stomak, kështu që mund të bëni analizat për tu siguruar.

9 – Thonjtë me hark – Mund të jenë të trashëguar ose është shenjë se dicka nuk shkon me shëndetin tuaj. Ato mund të lidhen me sëmundjen e mushkërive, zemrës, mëlçisë ose sëmundjes së stomakut, prandaj shkoni tek mjeku juaj sa më shpejt që ti vini re.