09.07.2019 - 09:30
Një familje shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke në Selanik.
Mediat fqinje raportojnë se anëtarët e familje shqiptare, babai, nëna dhe vajza janë arrestuar si pjesë e një grupi të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.
Çifti i bashkëshortëve, të dy 45 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës ndërsa po udhëtonin me makinë.
Polciia i ndaloi ata për kontroll dhe në mjet u gjetën 205 gram kokainë, fshehur brenda kukullave.
Sakaq, policia greke tha se makina me të cilën u kapën çifti, është në pronësi të vajzës së tyre 20-vjeçare.
Më pas kërkimet vazhduan edhe në banesën e familjes, ku aty u gjetën doza kokaine dhe u vu në pranga vajza e çiftit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Perandori e rrëzuar
‘Tregu i Gabit’, sanduiç i tregjeve përkarshi
Përgjigjia për PD-në
‘Lojërat e fatit’/ Kryeministria: Gati ligji për bastet
Agolli, poeti i tokës, njeriut dhe... vdekjes.