Pas 6 vitesh në detyrë, drejtori i Tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj ka dhënë dorëheqjen.
Vendimi është marre nga vetë ai dhe ia komunikuar vetë stafit vendimin, duke i falenderuar për bashkepunimin.
“Ka ardhur koha qe drejtoria tatimore të ketë energji të reja. S’kam qenë perfekt në përmbushjen e të gjitha deytave por them se në pjesën më të madhe të asaj që kam kërkuar, e kam arritur. Siç është ndryshimi i marrëdhënieve me tatimpaguesin por gjithmonë ka punë për të bërë”, tha Hysaj duke pohuar se dita-ditës biznesi është ndërgjegjësuar.
“Unë do pushoj njëherë, se e kam të nevojshme. Se ka vite që s’kam bërë pushime se periudha e verës dihet është aksion. Të pushojmë njëherë dhe të qetësohemi”, përmbylli Hysaj kur u pyet nga gazetarët lidhur me ndonjë post të ri të mundshëm.